Vëllezërit Geci nga Llausha e Drenicës sot kanë dasmë. Haxhi Geci një nga vëllezërit Geci marton djalin e tij Festimin.
Por ajo që bie në sy është porosia e vëllezërve Geci:
“Festoni me zemër e jo me armë” kanë porositur ata dasmorët”.
“Me fillimin e dasmës së nipit tonë, Festim Geci , i falënderojmë çdo dasmorë për mirëkuptim”, ka shkruar në Facebook, Nehat Geci, përcjell GazetaBlic.
Ata kanë ftuar dasmorë nga të katër anët e Kosovës.