Vendet në të cilat do të dënoheni me para ose të përfundoni në burg nëse keni të veshur biniki

Edhe pse vendet perëndimore me rregulla janë me liberal, prapë se prapë edhe këtu mund të dënoheni nëse mbani të veshur bikini jashtë plazhit. Kjo mund të ju ndodh edhe në Barcelonën e përparuar, ndërsa ën disa vende, pikërisht për këtë mund të përfundoni edhe në burg.

Njëra nga modelet e Instagramit në Filipini kishte vozitur motoçikletë vetëm në bikini. Policia vendase e kishte ndaluar dhe detyruar që të vishej e më pas të vazhdonte rrugën, transmeton gazetametro.net

Por kjo nuk është i vetmi rast, ju do të dënoheni edhe ne Hvar, por edhe në Barcelonë në rast që dilni jashtë plazhit më bikini.

Nga ana tjetër nëse kjo ju ndodh në Turqi, atëherë do tí provoni ndonjë nga burgjet e Turqisë për disa ditë.

Veshja e papërshtatshme për rrugë nuk lejohet as në Fiji, ndërsa në disa nga plazhet në Indi do të ndëshkoheni nëse dilni topless.

Vendet islame janë në përgjithësi shumë të rreptë kur vjen fjala për zhveshjen, nga ana tjetër në parajsën e plazheve- Maldivi është i lejuar në maksimum ekspozimi i trupit për rrezitje.

Kështu që para se të niseni në ndonjë nga këto vende, për të mos ua prishur asgjë pushimin bëni mirë që ti lexoni rregullat e shteti që keni vendosur të shkoni./gazetametro.net

SHPËRNDAJE