“Veni, vidi, vici!” Kosova, fituesja morale e kualifikimeve për EURO 2020

Erdha, pashë, fitova! Do të ishte ky përshkrimi më i shkurtër rreth kësaj aventureje fenomenale të kombëtares së Kosovës.

Morrëm pjesë në kualifikime për herë të parë në histori, i shijuam ato në maksimum, teksa fituam moralisht, ani pse nuk ia arritëm qëllimit që ta siguronim kampionatin evropian nga ato të rregulltat, duke lënë tifozët në pritje edhe për ca muaj të tjerë, para fundit të Marsit të vitit të ardhshëm.

Anglia fitoi në duelin e fundit të ciklit kualifikues, me rezultat bindës 0-4, por që rezultati nuk ishte fytyra reale e ndeshjes. “Tre Luanët” shkojnë kështu në kuotën e 21 pikëve, me ç’rast regjistruan shtatë fitore e vetëm një humbje, atë nga Çekia.

Sukses ky i pritur për “albionët” që llogariten edhe një nga kombëtaret pretendente për ta fituar komplet kompeticionin më të madh të përfaqësueseve në kontinentin e vjetër.

Ndërkaq, sa i përket rrugëtimit të Kosovës, çdo fjalë është e tepërt. Emocione të jashtëzakonshme përgjatë gjithë fazës së grupeve, e për të përfunduar në vendin e tretë në grup, duke lënë prapa kombëtare me më shumë përvojë, si Bullgaria e Mali i Zi.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE