Veprim i papritur i kryeministrit Haradinaj pas përfundimit të Samitit të Berlinit

Në orët e mbrëmjes ka përfunduar Samiti në Berlin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk u deklaruar pas përfundimit të Samitit të Berlinit. Për dallim nga kryeministri, presidenti Hashim Thaçi doli në konferencë për media, ku u shpreh se ishte një takim jashtëzakonisht i rëndë, kurse pohoi se lajmi për liberalizimin e vemizave është zhgënjyes.

Thaçi shtoi se kanë rikonfirmuar zotimin për fqinjësi të mirë dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kanë dëgjuar me vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron.

Megjithëse nuk u deklarua për media pas përfundimit të Samitit, Haradinaj në facebook publikoi një video pas përfundimit të Samitit, ku shihet duke përshëndetur kancelaren Merkel dhe presidentin francez.

“Në përfundim të takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor.”, shkroi kryeministri krahas videos.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia do të takohen sërish më 1 korrik në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky Samit ishte me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron. Po ashtu, në këtë Samit morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, nga Kosova morën pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

SHPËRNDAJE