Vërejtja që Mimoza Kusari Lila ia bëri Kadri Veselit, shihni reagimin e tij (Foto/Video)

Po vazhdon ende seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2018, shkruan Periskopi.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu po diskutonte lidhur me disa ankesa të qytetarëve, e që nuk ishin të përfshira në projektligjin për buxhet.

Asaj i replikoi deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ia dha fjalën për kundër-replikë Kusari Lilës, të cilës iu drejtua ‘Urdhëro Zonja Mimozë’.

Menjëherë reagoi Kusari Lila, e cila i tha kryetarit të Kuvendit se emri i saj është Mimoza Kusari Lila.

“Faleminderit kryesues, emrin e kam Mimoza Kusari Lila, kryesuese e Alternativës. Emri dhe Mbiemri komplet”, i tha Kusari Veselit, duke qeshur.

Më pas reagoi me mimika të fytyrës, Veseli.

Ai përshëndeti Melihate Tërmkollit, të cilës ia kishte gabuar mbiemrin disa herë kur ishte deputete.

Shihni edhe në video:

SHPËRNDAJE