Vërshimet në Rahovec – i mituri nuk di se kah t’ia mbajë, përveç shiut edhe veturat kujdesen për një “dush”

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që shumë zona të Kosovës sot të vërshohen nga uji.

Një nga komunat më të prekura është ajo e Rahovecit, ku rrugët janë vërshuar tërësisht nga shiu, raporton Gazeta Blic.

E përveç dëmeve materiale, nga këto vërshime e kanë pësuar edhe qytetarët e kësaj komune.

Pas rastit kur një qytetar u mor me vete nga uji, edhe një fëmijë e ka pësuar. Në mungesë të trotuarit dhe lëvizjes së lirë të banorëve, fëmija i cili ishte përskaj rrugës ka marrë edhe një tush të ftohtë” nga veturat.

Pamjet:

SHPËRNDAJE