Veseli: Drejtësia për të rënët në Studime do të vijë herët a vonë, ne kurrë nuk do të harrojmë

Të rënët në studime të Vushtrrisë, i ka përkujtuar sot edhe kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

 Në një postim në Facebook ka thënë se Drejtësia për të vrarët në Studime do të vijë herët a vonë, ne kurrë nuk do të harrojmë, transmeton portali Veriu.info.

“Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetëra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar Veseli. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë).

SHPËRNDAJE