Veseli flet për ‘përplasjet’ me Thaçin, tregon si i ka bërtit babai i presidentit

Kadri Veseli ka folur në emisionin Info Magazinë për përplasjen eventuale me presidentin Hashim Thaçi.

Ai i është përgjigjur moderatorit duke thënë që përplasjen e vetme e ka pasur me babain e presidentit, Haxhi Thaçin, i cili i ka bërtitur se janë zbutur paksa në skenën politike.

I pari i legjislativit ka treguar se Haxhiu është paksa i ashpër – por qëndrimet e tij dhe të Thaçit nuk i ka cilësuar si të zbutura por si pragmatike.

Në të njëjtën ditë që presidenti Thaçi kishte udhëtuar drejt Liqenit të Ujmanit, Kadri Veseli kishte vizituar babain e të parit.

Ndërkohë që, po atë ditë Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur protestë masive.

SHPËRNDAJE