Veseli kapet me Vetëvendosjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po vazhdon të japë dëshmi në Gjykatën Themelore të Prishtinë, për rastin e ‘Syrit të Popullit”, të cilët i ka cilësur si “pleh i kombit”. Për disa prej anëtarëve të kësaj organizate Veseli është deklaruar se nuk i njeh ndërsa për Sadri Ramabajen tha se është krahu i armatosur i Vetëvendosjes.

“Sadri Ramabaja është pjesë u vërtetu se ishte pjesë e Vetëvendosjes, krahu i armatosur i Vetëvendosjes”, tha Veseli, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Veseli tha se Sadri Ramabaja ia ka shkru shkrimet Murat Jasharit “se Murati s’din me shkru”, u shpreh Veseli.

Përplasje mes Kadri Veselit dhe Avni Llumnicës u zhvillua sot në këtë seancë gjyqësore.

Ndryshe, Kadri Veseli, bashkë me figura të njohura publike ka qenë në listën e personave që Syri i Popullit pretendonte t’i ekzekutonte pasi besonin se janë tradhtarë të popullit.

SHPËRNDAJE