Veseli në Mitrovicë ‘godet’ fort Thaçin, akuzë më të rëndë nuk i ka bërë askush deri sot

Kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme pohoi se Mitrovica nuk do të jetë pjesë e pazareve dhe se zërat e tillë për ndarjen e Kosovës janë prorus dhe proserbë.

“Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës…Janë zëra që nxisin panikë tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave antiKosovë. Jane zera prorus, jane zera proserb, te mbushur plot patriozitëm”, tha Veseli sot në një debat në Mitrovicë, per fazen finale të dialogut.

Më tej ai tha se Mitrovica nuk do të preket kurrë.

Ndryshe këto fjalë po duken si mesazhe dërguar presidentit Hashim Thaçi dhe personave që po promovojnë idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

SHPËRNDAJE