Veseli: Nesër politika mund të bashkohet dhe të forcojë Kosovën përballë Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nesër në seancën e jashtëzakonshme partitë politike në Kosovë kanë rastin të bashkohen dhe të përballen me Serbinë, për të dal fitues në dialog.

Ai tha në RTV Dukagjini se nga nesër Kosova mund të ketë një platformë, transmeton Indeksonline.

“Nëse LDK-ja e ka shqetësim territorin, asociacionin, të ardhmen euroatlantike të Kosovë, ne s’kemi nevojë të dalim të turpëruar asnjëra palë. Ulemi e konsumojmë debatin, cila është arsyeja që të kemi dallime për çështjet integruese”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, për nesër ka kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, por jo edhe për draft rezolutë për votim.

“Nëse zgjidhet problemi me Serbinë, ne sot shkojmë në zgjedhje. Kosova nuk mundet as 1 milion euro me i marr borxh, pa kalu marrëveshja ndërkombëtare me 2/3 e Kuvendit”, ka thënë tutje Veseli. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE