Veseli premton: 8% rritje ekonomike, minimum

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në një tubim në Vushtri se rritja ekonomike e Kosovës do të jetë dhe duhet të jetë minimum tetë për qind, njofton Klan Kosova.

“Rritja ekonomike në Kosovë duhet të jetë minimum tetë për qind, po e përsërisë, minimum tetë për qind”, pohoi Veseli.

Veseli ka pohuar se nga dëgjimi i qytetarëve që ka pasur në turin e tij nëpër Kosovë ka parë se problemi numër një është papunësia.

“Shqetësimi i gjithë qytetarëve ka qenë një dhe i njëjtë; vendet e lira të punës. Rinia nuk ka vende pune, në të njëjtën kohë mungesa e zhvillimit ekonomik, që është pasojë e mungesë së këtyre vendeve të lira të punës”.

“Identiteti jonë kombëtar do të forcohet kur të zhvillohemi ekonomikisht, nga një shoqëri konsumuese duhet të shndërrohemi në një shoqëri prodhuese”.

“Ndërmarrësit duhet të stimulohen, trajnohen, ndihmohen. Ndërmarrësit janë heronjtë e rinj të Kosovës”.

SHPËRNDAJE