Veseli promovon nënkalimin që bashkon Ferizajn: Kur qytetarët i bashkohen PDK-së, bashkohen qytete

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka parë për së afërmi punimet në ndërtimin e nënkalimit për vetura dhe parkingje në Ferizaj.

Projekti për ndërtimin e këtij nënkalimi, i quajtur simbolikisht “Bashkimi i Qytetit”, tashmë rreth 70 për qind është kryer.

“Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe parkingje, i quajtur simbolikisht ‘Bashkimi i Qytetit’ për shkak lidhjes së dy pjesëve të ndara nga hekurudha, po shkon drejt fundit. Kjo është kryevepër e Agim Aliut, Kryetarit të Ferizajt. Kur qytetarët i bashkohen PDK-së, me investime milionëshe dhe projekte madhore, bashkohen lagjet, fshatrat dhe qytetet”, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Bashkë me këtë vepër infrastrukturore me kosto prej 4.5 milionë euro po ndërtohen edhe tri nënkalime të tjera në pjesë të ndryshme të Ferizajt, që në tërësi kapin vlerën prej rreth 6 milionë euro.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE