Veseli pyetet nga mediat serbe për SHIK-un, ja çka u thotë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë një përgjigje interesante gjatë një interviste për një media serbe kur është pyetur se “A është SHIK-u, ish -Shërbimi Informativ i Kosovës ende struktura kryesore në Kosovë, e cila kontrollon flukset kryesore të parave”.

“Shprehja e përdorur në këtë pyetje tregon se po shikoni shumë filma për James Bondin. Edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si dhe Agjencia jonë e Inteligjencës Kombëtare, SHIK-u të cilëne kam udhëhequr dolën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas çlirimit të Kosovës”.

” Këto institucione pushuan së ekzistuari pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008. Republika e sapokrijuar e Kosovës ka krijuar Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pjesa tjetër e pyetjeve janë trillim”, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin serb.

Gjatë kësaj interviste, Veseli ka folur edhe për vizitën e Presidentit serb, ALeksandar Vuçiq në Kosovë, dialogun Kosovë-Serbi dhe tema të tjera aktuale.

SHPËRNDAJE