Vetëm një ditë pas vjedhjes 2 milionëshe, Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës ‘alarmoi’ për ngjarjen – s’u mor askush deri pas 9 ditëve

Një ditë pas vjedhjes dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e saj për rrjedhën e ngjarjes.

Tek nëntë ditë më pas ai i ka lutur zyrtarët e MI që t’i bllokojnë user-ët prej nga janë transferuar paratë. I pari i ministrisë dhe Sekretari i saj s’e kanë komentuar rastin.

Dy milionë e 77 mijë euro në mënyrë ilegale ishin transferuar më 9 tetor, nga Thesari Shtetit në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, të siguruara nga Gazeta Insajderi ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave. Përmes procesimit të katër transaksioneve, në orën 12:41 të së premtes së 9 tetorit, dy milionë euro u derdhën në xhirollogarinë e kompanisë me bazë në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Insajderin zbulon se vetëm një ditë më pas, më 10 tetor, Zyrtari Kryesor i Financave, e kishte njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës për katër transaksionet e bëra.

Ai përmes e-mail-it zyrtar, i ka informuar në detaje zyrtarët tjerë të minsitrisë, për rrjedhën e skandalit 2 milionësh.

I njëjti, në komunikimet qe i ka siguruar Gazeta Insajderi, ka treguar se “LDA Group” SH.P.K., nuk është klient i Ministrisë së Insfrastruturës, dhe ka zbardhur faktin se nga cilët user janë kryer transkasionet e mijëra eurove.

“1. Kompania: LDA Group SHPK – nuk është klient i MI-së; 2. Kërkesa për regjistrim në Furnitorit është bërë me datë 09/10/2020 nga Hasan Krasniqi – të cilin në MI nuk e njohim, dhe nuk është pjesë e jona: 3. Zotimet janë përdorur ato të më hershmet të cilët kanë qenë të regjistruar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK); 4. Urdhërblerja është nxjerr me datë 09/10/2020/ nga Useri AAlijaji – i cili User nuk është pjese e MI dhe nuk e njohim; 5. Pranimi i mallit është bërë me datë 09/10/2020 nga Useri me emrin HASANK1 – i cili User nuk është pjesë e MI-së dhe nuk e njohim; 6. Shpenzimi është bërë me datë 09/10/2020 nga Useri BSelmani – i cili User nuk është pjesë e MI-së dhe nuk e njohim; 7. Certifikimi është me datë 09/10/2020 ora 12:41 nga Useri FazliuF – i cili User është pjesë e Kërkesës sonë të datës 28.01.2020 është aktiv, por që nga muaji mars nuk e ushtron këtë detyrë sepse është transferuar në NJRPSH-Mitrovicë”, thuhet në e-mail-in e Zyrtarit Kryesor të Financave të bërë më 10 tetor, vetëm një ditë pas avullimit të 2 milionë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Në fund të njoftimit që ua çon zyrtarëve të Ministrisë, i njëjti i pyeta nëse duhet të pres përgjigjen nga ata, apo lëndën ta dërgojë tek organet e rendit?

Nëntë ditë më pas, më 19 nëntor, Zyrtari Kryesor i Financave, ka kërkuar që të bllokohen Userat prej nga janë kryer trnsaksionet e datës 9 tetor.

“Ju lutem me urgjenc bllokoni userat BSelmani dhe FazliuF, poashtu së bashku të fillojmë për hulumtimin e këtij rasti për ta sqaruar më tutje”, thuhet në e-mailin e datës 19 tetor, të cilin e ka sigurar Gazeta Insajderi.

Insajderi e ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin dhe sekretarin e ministrisë, Izedin Bytyqi, pse këta user-a nuk janë mbyllur me kohë, por pas nëntë ditësh dhe për atë se a janë të sigurt se nga të njëjtët nuk janë kryer edhe transaksione të tjera, por që të dy nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për gazetën.

Një ditë më pas, më 20 tetor, Njësiti i Krimeve Ekonomike, e ka arrestuar Labinot Grudën të dyshuarin kryesor të vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Të njëjtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim.

Kadri Shala, njëri nga pronarët e “LDA Group” SH.P.K, tek e cika kanë shkuar katër transaksionet kryesore, e që më pas janë shpërndarë tek 17 xhirollogari, është dorëzuar sot në Polici. Të njëjtit i është caktur masa e ndalit prej 48 orësh. Bashkëpronari tjetër, Valoni, vazhdon të mbetët në arrati.