Veteranët e pakënaqur, i drejtohen Prokurorisë

Lumezi: Do të shqyrtohen ankesat e tyre dhe nëse ka gabime do të përmirësohen.

Për disa vite jetoi me lavdinë e burrit që e kishte ushtar i UÇK-së.

Por gjithçka iu shemb kur pa në listat e veteranëve mashtrues emrin e bashkëshortit të saj, i cili nuk jeton më.

Me plot dëshmi, Selvete Mulliqi, nga Podujeve ka ardhur te Prokuroria Speciale që të dëshmojë se burri i saj i ndjerë është veteranë i vërtet i luftës.

I  zhgënjyer me publikimin e këtyre listave është edhe Ekrem Qerimi nga Gjilani, i cili thotë se ishte kthyer nga Zvicra për të luftuar në Kosovë.

Edhe ky kishte marrë me veti foto dhe certifikata me të cilat kishte ardhur për t’ia dorëzuar prokurorisë të kundërtën.Një tjetër nga nervozizmi i tepërt që është përfshirë në këto lista po planifikon që të largohet nga Kosova.

Pos tyre edhe shumë tjerë që pretendojnë që kanë luftuar dorëzuan ankesat e tyre në Prokurori, të mërkurën në mesditë.

Ndryshe nga prokuroria tollovi nuk kishte tek zyrat e OVL-UCK.

Këtu kishte ardhur për tu ankuar vetëm Avni Rexhpi i cili e gjeti emrin e tij në listat e veteranëve.

E nënkryetari i OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj, thotë për Frontal se nuk do ta lënë vetëm me ankesa.

Ndërkaq në një përgjigjeje elektronike për T7, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha ankesat e veteranëve të UCK-së.

Publikimi i listave i personave që dyshohen që nuk janë veteranë të luftës ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

 

SHPËRNDAJE