Vetëvendosje akuzon LDK-në për punësime të paligjshme

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të degës në Podujevë, përmes një reagimi kanë akuzuar pushtetin lokal që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për punësime të jashtëligjshme.

Në këtë reagim thuhet se për shkak të frikës së humbjes të pushtetit pas zgjedhjeve në Podujevë kjo parti po punëson njerëz edhe pa konkurse.

“Pushteti lokal nga frika e humbjes së pushtetit, po bën veprime të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat dhe procedurat administrative për punësim. Sot është punësuar në Shkollën Ekonomike ‘Isa Boletini’ një person i cili është punësuar pa konkurs dhe pa i ndjekë rregullat procedurale të punësimit.

Rekrutimet e tilla diskriminuese ndaj qytetarëve të komunës, janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Njoftojmë opinionin që ne si Lëvizje Vetëvendosje, nesër si udhëheqje e re komunale do t’i rishqyrtojmë të gjitha vendimet që janë marrë në kohë të fushatës, pa i respektuar normat dhe rregullat ligjore”, ka theksuar VV-ja në reagim./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE