Vetëvendosje i përgjigjet akuzave të Nismës për pazare me Rashiqin

Pas akuzave që Nisma Socialdemokrate ka drejtuar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes në lidhje me ankesën e Nenad Rashiq në Supreme dhe pazaret që ky i fundit ka bërë me VV, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një prononcim  zëdhënësi për media i VV-së Arlind Manxhuka ka theksuar se Nisma ka filluar të bëhet parimore vetëm kur këto vota e dëmtuan atë si parti.

Manxuka thotë se Nismën më shumë duhet ta shqetësojë heshtja e Listës Serbe se ankesa e Nenad Rashiq.

“Nisma kur flet për bashkëpunime të tilla sigurisht niset nga përvoja e vet se si kanë funksionuar si subjekt me marrëveshje dhe prapaskena.

Ky subjekt filloi të bëhet “parimor” jo kur këto vota vinin në çdo kohë, por kur këto vota e dëmtuan atë. Ky nuk është parim, ky është pazar. Përveç kësaj e drejta e ankesës ekziston për secilin kandidatë.

Nisma si subjekt është ankuar për votat e mërgatës sonë, ndërkaq këtë turp të vetin tenton ta mbulojë duke akuzuar Lëvizjen e cila nuk ka dorëzuar ankesë.

Nëse e drejta është në anën e tyre siç po pretendojnë, atëherë Nismën më shumë duhet ta shqetësojë heshtja e Listës Serbe sesa ankesa e Nenad Rashiqit apo e kujtdo tjetër”.

Gjatë ditës së sotme ishte kandidati për kryeministër nga koalicioni” Slloboda” Nenad Rashiq që dërgoi ankesë në Supreme në lidhje me votat e refuzuara të Serbisë nga PZAP./Gazeta Blic/

Nenad Rashiq kundër vendimit të PZAP, kërkon që votat nga Serbia të mos përjashtohen ( Dokument )

SHPËRNDAJE