Vetura 17 milionë dollarëshe, njihuni se çfarë është (Video)

Më 18 gusht, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara do të dalë në ankand një McLaren F1, që pritet të shitet për 17 milionë euro. Në këtë formë, kjo do të arrijë rekord si makina britanike e shitur me çmimin më të lartë.

Ky McLaren me tre ulëse, i përket një edicioni të limituar prej vetëm 64 njësive, që janë prodhuar nga vitet 1993 e deri më 1997.

Megjithëse ka 20 vjet, modeli F1 shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrinë për 3.2-sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale saj është 386 kilometrave në orë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE