Vetura luksoze e mërgimtarit përfundon në gropë (FOTO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot pasdite në rrethinë të Vushtrrisë, kur një veturë luksoze ka përfunduar në një gropë jashtë rrugës e cila ka dy vite që është duke u punuar, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në aksin e rrugës rajonale Vushtrri-Gllavotin, gjegjësisht në fshatin Nevolan një veturë e tipit Mercedes me targa të Gjermanisë, ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në një gropë, siç shihet edhe në foton që lexuesit i kanë dërguar redaksisë së Gazetës Online Veriu.info.

Me gjithë devijimin nga rruga nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar nga ky aksident. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE