Video e rrallë, nëna e Erës i këndonte këngë Adem Demaçit

Dikur ishte një këngëtare mjaft aktive dhe e dashur për publikun.

Edhe pse sot nuk është aktive, Syzana Tahirsylaj para shumë viteve ishte e pranishme në muzikë, madje kishte një epitet të lartë, shkruan Kosovarja.

Sot ajo njihet si nëna e yjeve Nora dhe Era Istrefit, por në fakt vajzat e saj e kanë trashëguar talentin në këndim pikërisht nga e ëma. Në një video të vjetër, Syzana shihet duke i kënduar tashmë të ndjerit Adem Demaçit.

Duke i thurur vargje për jetën dhe veprimtarinë e tij për atdheun, kjo është kënga e Syzanës.

SHPËRNDAJE