Video e shpërthimit që tronditi Tiranën, të paktën 3 persona të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën më të populluar në Tiranë, për arsye dhe shkaqe që mbeten ende për t’u zbardhur nga hetuesit dhe zjarrfikësit që kanë gjetur në vendngjarje të paktën tre objekte të shkatërruara plotësisht si dhe një shtëllungë tymi që nxiu të gjithë zonën.

Si motiv i shpërthimit që ka sjellë panik total në zonë dhe të paktën 3 persona të plagosur, mendohet të ketë qenë shpërthimi i një bombule gazi në një dyqan eventesh që shiste tullumbace me gaz heliumi.

Policia ne informacionin paraprak thotë se tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shpërthimi i fuqishëm mësohet se kanë mbetur të plagosur punonjësit e këtyre bizneseve që janë gjetur pranë rrezes së shpërthimit.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë copa të mëdha betoni e hekurash janë shkulur nga ndërtesat, përfshi këtu edhe një argjendari e cila nga pamjet duket se është katandisur si mos më keq.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, por mësohet se ata tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

SHPËRNDAJE