Video të reja nga sulmi në Barzeh

Agjensia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, njofton se raketat qëlluan të shtunën mbi një bazë ushtarake në provincën Homs, të cilat “ishin devijuar nga rruga e tyre.” Megjithatë, tre civilë u plagosën.

 

Ushtria amerikane kishte deklaruar më herët se kishte vënë në shënjestër një depo të armëve kimike në perëndim të qytetit Homs.

TV shtetërorë ndërkohë raporton se goditjet ajrore kanë shkaktuar vetëm dëme materiale në degën e Qendrën e Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore (SSRC) në veri të Damaskut, në distriktin e Barzeh.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Një ndërtesë ku ndodhej një qendër stërvitjeje dhe laboratorë u shkatërrua, sipas njoftimit.

Një agjenci e shërbimit sekret perëndimor tha për BBC se, ndërtesa e SSCR vitin e kaluar kishte shërbyer për prodhimin e municioneve kimike – një akuzë që qeveria siriane e kishte mohuar në mënyrë të përsëritur.

 

 

SHPËRNDAJE