Vija e parë e mbrojtjes së Kosovës: Lexoni 6 fakte për ‘spiunët’ e AKI’së

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) është agjenci për siguri dhe inteligjencë në Kosovë.

AKI’ja është person juridik, dhe ka mandat të veproj në tërë territorin e Kosovës, qeveriset në bazë të këtij ligji në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe të gjitha ligjet tjera në fuqi në Kosovë. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës. Në çdo rast kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve,

rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovë.

2. Para çdo hapi që ndërrmarrin fillimisht i propozohet Presidentit të vendit dhe mirret vendimi.

3. AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, nuk ka të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte, apo çfarëdo autoriteti për arrest.

4. Qeveria e Kosovës mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara ndaj personave juridik apo fizik si rezultat i veprimeve të punonjësve të AKI’së të ndërmarrura gjatë kryerjes së detyrave apo në lidhje me kryerjen e detyrave të AKI’së sipas këtij ligj.

5. Drejtori i kësaj agjencie shërben si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.

6. Punonjësit e AKI’së nuk janë shërbyes civilë. Megjithatë, legjislacioni që rregullon çështjet e shërbimit civil zbatohet ndaj AKI’së, përveç rasteve kur rregullohet ndryshe me këtë ligj.

SHPËRNDAJE