Violetë Kukaj i vë flakën skenës në Skenderaj – veshur me uniformën e UÇK-së, rrëmbeu zemrat e të gjithëve

Ka kaluar një kohë e gjatë që i ka munguar ekranit shqiptar, shkruan GazetaBlic.

E sonte, pikërisht në natën më të paharruar e më heroiken më 07 Mars, Natën e Zjarreve këngëtarja e mirënjohur, Violetë Kukaj ka dalë të këndoj në skenën e ngritur për Epopenë e UÇK-së.

E veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vetëm tri ditë pas publikimit të këngës që mbanë titullin “Hamez Jashari“, ajo këtë këngë e ka kënduar edhe në skenë.

Këngëtarja që shpesh herë përflitet se i ka dhënë fund lidhjes së saj martesore, këtë mbrëmje ka marrë vëmendjen e plotë derisa u pa me flokët e gjata e të bardha të cilat i mbante lëshuar e kapela e uniformës ia kishte mbuluar gjysmën e tyre.

Është interesant fakti se ajo me këtë uniformë të vetmen gjë që nuk e kishte kombinuar siç duhet ishin takat e larta të cilat nuk përkonin aspak me karakterin e dukjes.

SHPËRNDAJE