Vjen edhe një paralajmërim i rrezikut të demarkimit të kufirit Kosovë – Serbi

Pas ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi që nuk ka vijë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe profesori serb i të Drejtës Ndërkombëtare, Bojan Milisavljeviç.

Deklarata e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, për demarkimin e kufirit me Republikën e Serbisë ka ngjallur reagime të shumta në Beograd, shkruan Gazeta Express.

Pas ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi që nuk ka vijë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe profesori serb i të Drejtës Ndërkombëtare, Bojan Milisavjeviç.

“Prishtina absolutisht nuk ka bazë legale ndërkombëtare për të shndërruar një linjë administrative në një kufij”, ka thënë profesori serb, raporton Gazeta Express, marrë nga Tanjug.

Ai ka shtuar se formimi i një Komisioni për Demarkimin e kufirit me Serbinë është një lëvizje tepër e rrezikshme dhe joligjore./Express/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE