Vjen lajmi i fundit për listën e veteranëve, ja çka ndodhi

Ka kaluar më tepër se një vit nga koha kur Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt të hetimit listat me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ende pa ndonjë rezultat konkret.

E kontaktuar nga “Gazeta Blic” Prokuroria e Shtetit nuk ka qenë në gjendje që të jap detaje lidhur me fazën e hetimeve. Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit ka refuzuar të deklarohet në pyetjet e gazetës nëse Prokuroria ka hasur në vështirësi në punën e saj në procesin e hetimeve si dhe për fazën e tyre.

“Prokuroria nuk mund të jap asnjë përgjigje lidhur me pyetjet e tuaja pasi që jemi në fazën e hetimeve. Mirëpo e inkurajojmë secilin që është i gatshëm të dëshmoj, për cilindo qoftë, lidhur me ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale, po ashtu, ftojmë të lajmërohen në çdo kohë në Prokurori.

Po ashtu, Prokuroria e inkurajon secilin që ka informacione, din diçka, ka parë ose dëgjuar për këto keqpërdorime që të lajmërohet në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dërguar “Gazeta Blic” përmes postës elektronike.

Në anën tjetër as përfaqësuesit e Veteranëve të UÇK-së nuk janë në dijeni për fazën e hetimeve. Hysni Gucati, kryetari i OVL të UÇK-së, mohoj se kanë pasur kontakte me Prokurorinë lidhur me hetimet e nisura më tepër së një vitë më parë.

“Jo nuk kemi asnjë informatë rreth fazës së hetimeve. Nuk kemi pasur kontakt më të”, tha Gucati.

Ndryshem dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.

SHPËRNDAJE