Vjen lajmi që po e presin të gjithë: Ja kur arrihet koalicioni VV – LDK

Marrëveshja do të arrihet, por në minutat e fundit të afatit ligjor.

Kështu të pakten pretendon se do të ndodh analisti politik Shemsi Jashari.

Jashari në një prononcim ka theksuar se pritjet e mëdha që ka patur elektorati tek LVV-ja kanë rënë dhe ajo duhet ta menagjoj më mirë situatën.

“Marrveshja mes LVV dhe LDK do të arrihet në minuatat e fundit të afatit ligjor, vetëm se tani është periudha ku dy subjektet janë duke menagjuar si të shesin më mirë tek elektorati i tyre pazarin që do ta bëjnë publik dhe si do të arsyetohen për lëshimet që do ti bëjnë. Euforia e pritjeve të mëdha nga LVV ka filluar të bjerë dhe LVV duhet ta menaxhojë këtë rënie për të mos iu kthyer në zhgënijm të madh.

Veprimet e LVV-së, prej zgjedhjeve deri tani kanë lënë një shije të përzier, takimi me zyrtarë serb si Gjuriq, pastaj ndryshimet në qëndrime që i kemi parë të bëhën nga LVV gjatë kësaj periudhe tregojnë se nuk do të kemi zgjedhje të reja dhe poashtu se LVV do të jetë e gatshme që të pranoj kushtet e LDK-së, vetëm e vetëm të mos shkoj përseri në zgjedhje. Kjo pasi z.Kurti e din se do të ishte humbësi më i madh si subjekt, sepse partit tjera do të bënin koalicione parazgjedhore dhe nuk do të lejonin që LVV të dilte përseri e para. Gjithashtu shkuarja në zgjedhje pavarsisht me fajin e kujt, do ti faturohej si pazotësi e LVV-së, si subjekt të ndërtoj qeveri dhe rrjedhimisht do ti faturohej asaj si dështim”, tha ai.

Shemsi Jashari

Jashari, po ashtu thekson se Vetëvendosja nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha me një partner në krah si Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Loja me qytetarët e Kosovës e cila po luhet nga LDK-ja, pas qertifikimit të zgjedhjeve, ka filluar të zbeh besimin se ndryshimi për të cilin votuan qytetarët do të vie me një koalicion të mundëshëm LVV-LDK.  Tashmë nuk është sekret se mospajtimet nuk janë për qështje parimore e as programore por vetëm për qështje interesash të ngushta të dy tre individëve brenda LDK-së. Futja e presidentit si kusht nuk është diçka e re dhe e papritur, pasi LDK në vazhdimsi ka lenë të kuptohet se ka një kusht të tillë.

Edhe pse jo e drejtë dhe jo parimore të përfshihet një pozitë e tillë në marrveshje kjo nuk është befasi nga LDK-ja, pasi të njejtën e ka bërë në marrveshjen Thaqi&Mustafa kur z. Isa Mustafa u bë kryeministër. Z. Kurti po mundohet të filloj ndryshimin ende pa marrë mandantin e Kryeministrit, çka me këtë numër të deputetëve që e ka dhe me një partner si LDK-ja, e ka të pamundur në këtë fazë. Ndryshimin duhet ta filloj pasi të bëhët kryeminsitër përndryshe mund të dështoj ende pa ja nisur. Ndoshta këtë më së shumti e deshiron klani i vjetër i LDK-së”, tha Jashari.

Negociatat për marrëveshje ndërmejt LDK dhe LVV-së janë kryefjala e ditëve të fundit.

Takimi i ditës së shtunë ishte i fundit dhe që nga ajo ditë nuk ka patur më takime mes tyre por veq replika dhe reagime në distance ndërmjet dy partive për postin e Presidentit./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE