Vjosa Osmani, gazetarin e njohur kosovar e bën këshilltar

Redaktori i Kohës Ditore Bekim Kupina, është bërë këshilltar i Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Blerim Kupina me profesion gazetar punon që një kohë të gjatë në të përditshëm Koha Ditore. Përveç Kupinës këshilltar i Osmanit ditë më parë është emëruar edhe Artan Murati, profesor i të Drejtës së Bashkimit Evropian.

Në kabinetit e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit, janë edhe Faton Peci, dhe tjetra është Egnesa Vitia, që më parë ishte pjesë e mediave kosovare.

Kujtojmë, që nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi.Osmani u propozua për këtë pozitë  nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në./gazetametro.net

SHPËRNDAJE