Vjosa Osmani godet fort Isa Mustafën e Agim Veliun me këtë deklaratë në kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka theksuar se nuk do të kalojë në asnjë parti tjetër.

“Nuk e kam ndryshuar asnjë parim të vetëm, asnjë të vetëm, pavarësisht cmimin që duhet paguar”.

Ajo tha se e ka paguar çmimin e parimësisë, dhe atë disa herë.

Ajo e ka goditur ashpër edhe Agim Veliun.

“Ata janë menjeshkurtër dhe mundohen të më hapin derën dhe të më largon”.

“Unë u akuzova për tradhti. E nëse respektohet secila pikë e programit, a qenka tradhti. E nëse respektohet secili premtim që i është dhënë qytetarit, a qenka tradhti”, tha ajo.

Ajo tha se kjo është erë që po shuhet.

Osmani ka theksuar se do të votojë kundër mocionit. Ajo tha se e voton kundër secilin mocion, që e rrezikon një qeveri që ia ka kthy shpresën këtij vendi.

SHPËRNDAJE