Vjosa Osmani paralajmëron fitoren

Vjosa Osmani u është përgjigjur komenteve të shumta nëpër rrjete sociale ku po i kërkojnë të jetë kandidate për Kryeministre. Ajo ka shkruar fjalën: “Fitore LDK”.

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka publikuar një foto në FB me përshkrimin fitore LDK.

Këtë reagim e ka bërë pasi kanë vërshuar komentet nëpër rrjetet sociale në përkrahje të saj për t’u bërë kandidate për Shefe të Qeverisë së ardhshme nga LDK’ja.

Në secilin njoftim të deputetëve të LDK’së nëpër Fb po vërshojnë komentet pro Osmanit për Kryeministre.

Sot është përmendur se deputetja e LDK’së mund të nominohet për Shefe të Qeverisë së ardhshme.

Mirëpo, vendimi është shtyrë për të hënën.

Në mbledhjen e sotme kanë munguar Agim Veliu e Lutfi Haziri. Ky i fundit ka shprehur ambicie për t’u bërë kandidat i LDK’së për Kryeministër.

Isa Mustafa ka thënë se janë katër-pesë emra në LDK që mund të jenë kandidat për Kryeministër.

Në mesin e tyre janë Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri e Kujtim Shala.

Aktualisht, vendi është pa Parlament e Qeveri. Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pritet ta marrë Presidenti qysh në fillim të javës së ardhshme.

SHPËRNDAJE