Vjosa Osmanin e Agim Veliun sërish i ulin pranë njëri-tjetrit, por ata bëjnë veprimin e papritur

Nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani e Agim Veliu, duket se po kalojnë momente të sikletshme kur organizatorët e ceremonive të kësaj partie, sikur sot në atë për përkujtimin e Ibrahim Rugovës, e ditë më parë të 30-vjetorit të LDK’së, po ua caktojnë vendet pranë njëri-tjetrit.


Edhe pse mund të jetë e rastësishme, në LDK, duke e ditur raportin mospajtues për politikat në parti në mes të Osmanit e Veliut, duket se po mundohen të ua relaksojnë raportet duke i ulur ata afër njëri-tjetrit.

Sikurse sot në akademinë përkujtimore me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova, edhe disa ditë më parë në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të degës së LDK’së në këtë komunë, Osmanit e Veliut ua kishin caktuar vendet ngjitun, shkruan reporteri.net.

Edhe pse të ulur afër njëri – tjetrit, ata nuk janë parë të komunikojnë mes vete, dhe ajo që është vërejtur, ka qenë raporti i distancuar mes tyre.

Veliu ka dalë të jetë një nga zërat më të fuqishëm në LDK, kundër marrëveshjes për koalicion me LVV’në, bazuar në kushtet e kësaj të fundit.

Në anën tjetër, Osmani edhe pse ka shprehur pakënaqësi me disa veprime të LVV’së, ka kërkuar nga partia e saj, që ato të tejkalohen, dhe të arrihet marrëveshja e koalicionit në mes tyre.

Në anën tjetër, Veliu në disa raste ka qenë i ashpër me Osmanin, ku në deklaratat e tij ka lënë të nënkuptohet se ajo më shumë po e mbronë ineteresin e partisë së Kurtit, se sa atë të partisë së saj, ku në Kuvendin e fundit zgjedhor i ishte besuar edhe pozita e nënkryetares, e më pas edhe ishte caktuar si bartëse e listës së LDK’së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe kandidate për kryeministre nga kjo parti.

Sot krerët e kësaj partie janë mbledhur sërish për të diskutuar hapat që do t’i ndërmarrin në raport me negociatat për koalicion me LVV’në. Deri tani, të dy partitë janë të pozicionuara larg njëra-tjetrës, shkaku i postit të kryeparlamentarit, të cilin LDK po e kërkon me çdo kusht, dhe LVV në anën tjetër, e cila po insiston se kjo tanimë është çështje e kryer, pasi situata nuk mund të kthehet pas 26 dhjetorit, kur në këtë post ishte zgjedhur Glauk Konjufca.

SHPËRNDAJE