Vlora Çitaku e quan Daçiqin hajdut dhe të mjerë

Ambasadorja e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitkau, i është përgjigjur ministrit për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqi, lidhur me publikimin e certifikatës së të lindjes.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Çitaku e ka quajtur grabitës dhe të mjerë Daçiqin pasi ai i tha Çitakut se është shtetase e Serbisë.

“Serbia vodhi regjistrin tonë civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet dhe shumë më tepër. Një nga ato mijëra sende që u shfaqen dje në seancë nga Ministri i Serbisë duke përfshirë edhe certifikatën time të lindjes.

Sigurisht që ai donte të më frikësonte, por dështoi në mënyrë të mjerë”, ka shkruar Çitaku.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, i kishte thënë Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

SHPËRNDAJE