Votohet mocioni i mosbesimit: Bie Qeveria Kurti

Është votuar mocioni i mosbesimit, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim. Në sallë ishin prezent 117 deputetë.

Kujtojmë që mocioni i mosbesimit është inicuar nga LDK-ja e cila ishte në qeveri me VV-në, pas shkarkimit të ministrit të mbrojtjes, Agim Veliut.

Mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK e Isa Mustafës e kanë përkrahur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurt, erdhi pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes, i cili sipas Kurtit, mbrojti pozicionin e presidentit Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kreu i LDK-së e quajti tradhti aktin e partnerit të tij Albin Kurtit, i cili e shkarkoi Veliun, pasiqë përhapi panik, duke përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi Presidenti Hashim Thaçi.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu, Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE