Vozitja me shpejtësi 150 km/h, nga Leotrim Latifi, i kërkuari i Policisë (Video)

Leutrim Latifi, njëri nga tre personat e kërkuar nga Policia e Kosovës, për grabitje të armatosur, para disa muajsh, kishte ndarë në rrjete sociale, video, teksa tregonte për pasionin e tij – vozitjen me shpejtësi të lartë, shkruan Insajderi.

Në një video të tij, Latifi, shihet duke vozitur një veturë të tipit “Golf”, dhe shpejtësia që shihet që ai e kishte arritur, ishte 150 km/h.

Ani pse ai është duke u kërkuar që disa muaj nga ana e Policisë së Kosovës, Leutrim Latifi, së bashku me Kastriot Shalën, janë ‘lajmëruar’ sonte nga qyteti i Barcelonës, në Spanjë.
Ata janë tallur
me Policinë e Kosovës, duke ironizuar se ata tashmë janë duke bërë një jetë luksoze.

Në fillim të videos dëgjohen duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi s’jemi t’u ikë prej qytetit”.

Video e postuar nga Leutrim Latifi, teksa vozitë veturën.

SHPËRNDAJE