Vucic përmend fshatrat e Kosovës ku shqiptarët blenë shtëpitë e serbëve, brengoset për Bujanovcin

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se për serbët nuk ka zgjidhje të volitshme të cështjes së Kosovës, ndërsa duke folur për kundërshtuesit e një zgjidhje të mundshme përmendi disa dshatra me shumicë serbe në Kosovë e poashtu edhe qytetin e Bujanovcit, ku popullatë shumicë janë shqiptarët.

Vucic po përnallet me kundërshtime të opozitës në vend lidhur me dioalogun me Kosovën, ndërsa në anën tjetër ka presionin për një zgjidhje të shpejtë për shkak të hapave të integrimit në BE.

“Nuk ka zgjidhjetë favorshme dhe këtë njerëzit duhet ta dijnë, nuk ka zgjidhje të volitshme, nuk ekziston… më mirë të marrim dicka se sa asgjë”, deklaroi gjatë një manovre ushtarake të ushtrisë serbe në Nikinci, transmeton GazetaMetro.net

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

“Nuk më duhet të kem kurrëfarë njohuri të specifike. Shkoni përtej Varnjës sot. Në Bujanovc më parë ishin mbi 50 përqind serbë, sot janë 41 deri 42 për qind” deklaroi Vucic.

Presidenti serb e shfrytëzoi rastin e vjedhjes që ndodhi në një kishë serbe në Kosovë ditë më parë, për të konkluduar se ky është sulm për të frikësuar serbët, dhe sipas tij kjo është arsyet për ikjen e serbëve nga Kosova.

“Përse nuk tregojnë sa serbë kishte në Çagllavicë, në Fushë Kosovë dhe në Bresje (fshat afër Fushë Kosovës). Shikoni nëse sot në Bresje ka një apo dy shtëpi serbe”, deklaroi Vucic.

“Përse Zëri i Amerikës nuk e paraqet se sa serbë kanë shitur shtëpitë në Çagllavicë dhe për cfarë cmimesh, në cfarë mënyre, dhe se si shqiptarët sulmojnë sot prej pjesës jugore nga drejtimi i Lypjanit’, theksoi Vucic.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në shtator me takimine presidentëve Thaçi e Vucic, por nuk dihet ende sa do të zgjas.

Në Serbi tashmë opozita ka paralajmëruar se Vucic do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme këtë vit për të konfirmuar mbështetjen lidhur me dialogun.

SHPËRNDAJE