Vucic vazhdon me të vjetrën, mburret duke thënë se nën udhëheqjen e tij 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se gjatë detyrë së tij në krye të shtetit 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Vucic është mburrur me këtë duke thënë se kjo është ajo shumë e rëndësishme për serbët, madje edhe një përgjgje e duhur për armiqtët e Serbisë.

”Që kur e ka marrë udhëheqjen e Serbisë 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo është përgjigja më e mirë e tij ndaj atyre që e kritikojnë në Serbi për tradhëti”, ka thënë Vucic në një televizion malazez.

Kujtojmë, që Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Me këtë marreveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.