Vuçiq: Aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar për Kosovën.

Ai ka insistuar se nuk është i rëndësishëm afati kohor i shpalosjes së planit për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

“Ju vazhdimisht po shtroni pyetje të cilat nuk janë esenciale, duket sikur po nguteni. Nuk është i rëndësishëm afati kohor. Mund të ndodhë për tre muaj, tri vjet, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe aleatët perëndimorë do të dalin me një plan të harmonizuar”, iu ka thënë Vuçiqi gazetarëve, me rastin e hapjes së një hoteli në Beograd.

Duke folur rreth vizitës në SHBA, ai ka thënë se do të luftojë për interesat e Serbisë, duke shtuar se Kosova do të jetë tema dominante, ndonëse pret të flasë edhe për bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE