Vuçiq bën rolin e viktimës: Taksa shkatërroi popullin serb!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po vazhdon të luaj rolin e viktimës në paraqitjet e tij publike.

Ai para qytetarëve serb deklaroi se gjendja e sigurisë së popullit serb në Kosovë nuk është e mirë dhe se po kërcënohen.

“Serbia është për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por që askush nuk duhet të perceptohet si një shenjë e dobësisë, sepse Beogradi nuk do të lejojë askënd, madje as Prishtinën, për të sulmuar njerëzit tonë”, ka thënë ai.

Vuçiq duke iu drejtuar qytetarëve në shëtitore në Vrnjacka Banja, tha se ai nuk ka frikë kur bëhet fjalë për ekonominë serbe, por se ajo kujdeset për situatën politike në rajon.

“Ne kemi njerëz në Prishtinë të cilët veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, nuk ka përmbushur atë që është shkruar në marrëveshjen e Brukselit. Pasi vënë taksën 100 për qind për mallrat serbe, ata po duan të shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, në mënyrë që të shkaktojnë dëme ekonomike në Serbi. Ne nuk mund të ndalim këtë dëm, por nuk do të heqim dorë nga interesat kombëtaree shtetërore”, tha ai./Indeksonline/

SHPËRNDAJE