Vuçiq i thotë Palmerit se Kosova duhet të humbas diçka

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmes telefonit me zëvendësin e ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA Matthew Palemer për Kosovën, situatën në rajon dhe takimin e ardhshëm i cili duhet të mbahet në 10 ditët e ardhshme, ka kumtuar kryesia e Serbisë.

Siç pretendohet, biseda ishte “e hapur dhe konkrete”, dhe se Vuçiq ka përsëritur se Serbia do të vazhdojë të angazhohet për arritje të kompromisit real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën, mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi esenciale për përparim politik dhe ekonomik të rajonit.

Vuçiq dhe Palmer janë pajtuar që të takohen përsëri në 10 ditët e ardhshme, pretendohet në kumtesë.

SHPËRNDAJE