Vuçiq në sy të Macronit ja thotë Thaçit këtë gjë me të cilën e tmerron

Sot në Paris më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në komunikata për media janë ndarë pak detaje nga ajo se cfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe të thirrura në burime të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi.

Sic shkruan “Blici’, serb që njihet edhe për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘blic’.

Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi që njihet nga të gjitha shtetet e botës.

Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi./GazetaExpress/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE