Vuçiq nga Davosi: Duam kufij të hapur, lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Forumin Ekonomik Global që po mbahet në Davos se politikë e tyre është hapja e kufijve për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

“Synim yni është që kufijtë të jenë të hapur për secilin, sepse në këtë mënyrë do të mundësohet lëvizja e lirë e të mirave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, ka thënë Vuçiq për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Ai ka treguar se një përfaqësues i Bankës Botërore ka prezantuar disa të dhëna në Davos ku është shfaqur se në Ballkan vagonët e mallrave kanë humbur tre mijë vjet kohë duke pritur nëpër kufij.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE