Vuçiq paralajmëron vizitë në zemrën e Kosovës, në Skenderaj

Presidenti i Serbisë Alekasandë Vucic po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizite dyditore.

Posa ka hyrë në Kosovë ai është drejtuar për tek Liqeni i Ujmanit ku ka mbajtur një fjalim më të cilin u është drejtuar gazetarëve

Aty i është drejtuar gazetarëve dhe punëtorëve të hidrocentralit të Ujmanit.

“Nuk kam parë kaq shumë gazetarë në një vend. Punëtorët i falënderoj që kanë dal të më presin si dhe banorëve në hyrje që më kanë prit. Gazivoda ka fol për gjatësinë e saj. Gazovioda flet për betejat e rënda që i kemi me shqiptarët por shpresoj që do të merremi vesh për shfrytëzimin e ujit pasi që shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu”, ka thënë Vuçiq.

“Do të jem në çdo pjesë të veriut do të jem në Skenderaj dhe sot flas se duhet të ruajmë paqen stabilitetin dhe t’i përmirësojmë raportet me shqiptarët”, ka thënë ai, përcjell gazetarja e KTV-së që nga veriu po përcjell vizitën e Vuçiqit. “Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka shtuar më tej ai.

SHPËRNDAJE