“Vuçiq po i quan banda klasën politike, ata po nguten të bisedojnë me të!”

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka publikuar një intervistë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka ofenduar spektrin politik në Kosovë.

“ ‘Bandë e Prishtinës’ e ka quajtur Vuçiq klasën politike të Kosovës, pas miratimit të platformës për dialogun. E këta po nguten të bisedojnë me këtë tipin”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ndryshe, Vuçiq në një intervistë për një medium nga Beogradi ka shprehur shqetësimin e tij  ndaj shqiptarëve.  Ai ka thënë se ndihet i frikësuar se ata mund të bëjnë ndonjë veprim që i dëmton popullin serb, transmeton Indeksonline.

“Ajo që më shqetëson, është ajo që bëjnë shqiptarët në Kosovë” tha Vuçiq duke shtuar se është i frikësuar me veprimet e kosovarve.

Ai tha se qeveria serbe nuk do të lejoj asnjë sulm ndaj popullit të saj.  “Ne do të luftojmë për të mbajtur paqen.  Ne do të jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe ata do të bëjnë atë që ju pëlqen” përfundoi presidenti serb.

SHPËRNDAJE