Vuçiq shtrëngon duart me dostin e Ramush Haradinajt, shefin e ‘nëntokës’ në veri (Foto)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka kaluar vikendin në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai ka takuar qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës, duke vizituar edhe liqenin e Gazivodës, liqen të cilin shteti serb po tenton ta mbaj nën pronësi.

Vuçiq ka mbajtur disa fjalime para qytetarëve serbë në veri të Vendit duke premtuar se Serbia nuk do t’i lë vetëm ata.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë Vuçiq ka takuar edhe krerët e Listës Serbe.

Në disa fotografi të siguruar nga ORAinfo, Vuçiq shihet duke shtrënguar duart me zëvendëskryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq i cili njihet si i forti i Veriut. Radojçiq është mik edhe i kryeministrit Ramush Haradinajt.

Këtë e ka pranuar vet Haradinaj në një emision duke thënë se e ka raporte miqësore me të.

Majde kryeministri Haradinaj kishte pritur edhe në zyre Milan Radojçiqin dhe zyrtarët tjerë nga Lista Serbe.

Foto: Ramush Haradinaj dhe Milan Radojçiq

Radojçiq thuhet se është personi me i fuqishëm në Veriun e Mitrovicës dhe asnjë lëvizje nuk bëhet në këtë pjesë pa dijeninë e tij.

Kjo dëshmohet edhe gjatë takimit që ai kishte me kryeministrin Haradinaj, ku Radojçiq ishe ulur në krye të vendit, duke lënë mbrapa kryetarin e Listës Serbe dhe pjesën tjetër të stafit./ORAinfo

SHPËRNDAJE