Vuçiq takohet me zv/kryeministrin arab: Ky është projekti gjigant që po shkon në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua në Beograd me zëvendëskryeministrin e Emiratet e Bashkuara Arabe Sheikh Hamdan bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar bashkëpunimin dypalësh, një numër i projekteve të përbashkëta në Serbi.

Vuçiq falënderoi Sheik Hamdan për mbështetjen financiare që UAE u ofron Serbisë, si dhe për zbatimin e suksesshëm të projekteve në fushën e bujqësisë, energjisë dhe transportit.

Vuçiq falënderoi veçanërisht Sheik Hamdan për pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në realizimin e projektit “Beogradi mbi Ujë”, i cili kontribuon ndjeshëm në rimëkëmbjen e industrisë së ndërtimit të Serbisë.

Sheik Hamdan theksoi se ai respekton shumë rezultatet e arritura nga Serbia në ekonomi dhe theksoi se Serbia do të ketë një partner të përgjegjshëm dhe të ndershëm siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Beogradi mbi ujë, i quajtur ndryshe si Dubai i Ballkanit, është një investim gjigant nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHPËRNDAJE