Vuçiq tregon se çfarë iu qesin për të ngrënë në bisedimet në Bruksel, do të mbeteni pa mend!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kritikuar se më shumë po shkon në Bruksel për të marrë mëditje, sesa për dialogun me Kosovën. Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë po zhvillohen tash e 6 vite në Bruksel, i cili në këtë pikë është ndërmjetësues i dialogut.

Pjesëmarrja në bisedime në Bruksel paguhet mjaftë mirë, e për këtë Vucic ka thënë se nuk ka marrë asnjëherë asnjë cent nga mëditjet për pjesëmarrje në bisedimet që po zhvillohen tash e 6 vite në Bruksel, shkruan b92, transmeton Express.

“Ju mendoni se dikush shkon në Bruksel vetëm për të udhëtuar. Unë po dëgjoj komente se unë po shkoj atje për shkak të mëditjeve. Gjashtë vjet unë nuk kam marrë asnjë ndihmë ditore”, tha Vuçiq.

……………………………………………………………………………………………………………..
Video e dhimbshme: Kështu vriteshin shqiptarët që furnizonin me armë UÇK-në

……………………………………………………………………………………………………………..

Ai tha se nëse i kishte pranuar ato mëditje ditore, për gjashtë vite Vuçiq do t’i kishte 30 mijë euro më shumë.

“Nëse i kisha marrë mëditjet ditore, për 6 vite sa ka zgjatur dialogu, do t’i kisha 30 mijë euro më shumë. Normal, atje ha ushqim, ata zakonisht sjellin kroason dhe sandviçë, por unë kam pagë të mirë dhe ha atë që dua unë”, ka thënë Vuçiq.

Këto komente Presidenti serb i bëri gjatë vizitës së sotme që e pati në një fshat të Serbisë./Express/

SHPËRNDAJE