Vuçiq trondit të gjithë me deklaratën e tij për Luginën e Preshevës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk brengoset shumë për deklaratat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por thotë se është i shqetësuar me obsesionin e Prishtinës për veriun e Kosovës.

Vuçiq, duke komentuar deklaratën politike të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët kërkuan që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët në Kosovë dhe të përfshihen në dialogun e Brukselit, u tha gazetarëve se shpesh vijnë deklarata të ndryshme, por ato nuk i bëjnë përshtypje.

“Me brengos fakti kur dakordohemi për diçka në Bruksel, kurse dola i lumtur nga raundi i fundit , sepse në vendin tonë nga ngjarjet e shumta nuk keni kohë të analizoni çfarë ka ndodhur, dhe thashë se është mirë të flas me ju, sepse mendoj se me këtë kemi mbrojtur sigurinë e popullit tonë në veri. Kushti im për bisedë ishte i qartë dhe u thashë shqiptarëve dhe evropianëve se kushti i Serbisë është të mos ketë sulm ndaj serbëve, të mos ketë tentim për marrjen e territorit në veri dhe arrestime sipas qejfit të dikujt”, tha Vuçiq, pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

……………………………………………………………………………………………………………..
Paralajmërimi i frikshëm i Presidentes kroate nga aeroplani pak orë para finales së madhe

……………………………………………………………………………………………………………..

Vuçiq tha se “shqiptarët brenda një dite arrestuan pesë serbë me autoritet nga Anamorava, të cilët e mbajnë komunitetin serb nga Ropotova deri në Ranillugu dhe Novobërdë”.

“Këta janë njerëzit më të mirë. Atë ditë nuk kam folur, kisha frikë që reagimi të mos ishte shumë i ashpër dhe të mos shkojë në një drejtim tjetër. Kam porositur se në qoftë se nuk lirohen deri në mesnatë, ata mund ta harrojnë vazhdimin e dialogut, por edhe në përndjekjen e popullatës serbe. Obsesioni i tyre i vetëm është veriu i Kosovës, dhe këtë e dimë sepse ne kemi shërbimet tona që merren me këtë dhe kemi njerëzit që përcjellin këtë”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se pas kësaj menjëherë u liruan pesë të arrestuarit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE