Vuçiqit nuk i shkeli këmba në Drenicë, protesta përmes fotografive

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq erdhi dje në Kosovë me qëllimin që të realizonte disa vizita në vende të ndryshme, dhe lejen i dhanë institucionet e vendit.

Sot, qysh në orët e hershme të mëngjesit mori rrugën për në Drenicë, më konkretisht në fshatin Banjë.

Por, banorët e rrethinës së Drenicës ia pamundësuan vizitën Vuçiqit atje, derisa i krijuan bllokada në vende të ndryshme.

Vuçiq kishte në plan të vizitonë disa familje serbe. Por, falë mobilizimit të tyre Vuçiq u kthye kokëulur në Mitrovicën e Veriut.

Derisa si mënyrë për të komunikuar me ta përdori telefonin celular.

Përkrahë veteranëve të shumtë, krahas tyre ishin edhe kryetarët e komunave Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci.

Me tu kthyer në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicë, Vuçiq foli para banorëve aty përreth 45 minuta.

Vuçiq u zotua se kurrë nuk do të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Fotografitë e realizuara nga fotografi Sefer Aliqkaj, e përmbyllin protesten me këto pamje.

SHPËRNDAJE