Vulin: Ushtria serbe po e monitoron situatën në veriun e Kosovës

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë sytë nga gjendja e sigurisë në veri të Kosovës.

Kështu ka theksuar Vulin për B92, pas paralajmërimeve të ambasadës së Gjermanisë, e cila dje u bëri thirrje qytetarëve të saj mos të vizitojnë veriun për shkak të gjendjes së tensionuar, transmeton Indeksonline.

“Qytetarët tonë në veri të Kosovës duhet ta dinë se ushtria serbe është duke monitoruar nga afër gjendjen e sigurisë. Shërbimet e ministrisë sime pas kësaj deklarate menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie për ta vëzhguar situatën dhe po vëzhgojnë gjendjen e sigurisë së çdo serbi që jeton në Kosovë”, ka thënë tutje Vulin. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Ne kemi lexuar kërkesën e autoriteteve gjermane dhe po punojmë që të marrim informacione. Kur të kemi më shumë njohuri për këtë temë do të komentojmë”, përfundoi Vulin.

Këto deklarata për sigurinë në veri po bëhen pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit më 16 janar para selisë së partisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE